E ardhmja e Lionel Messit nuk do të jetë në Parc des Princes në sezonin e ardhshëm, pasi argjentinasi ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germaini.
Mirëpo, vendimi i kampionit të botës duket të jetë marrë shumë kohë para udhëtimit të tij kundërthënës në Arabinë Saudite në javën e kaluar.
35-vjeçari është suspenduar për dy javë nga klubi francez për shkak të një udhëtimi të pamiratuar nga drejtuesit e PSG-së.
🚨 Messi will leave Paris Saint-Germain at the end of the season. There are no doubts about that anymore.
Behind the scenes, it’s now understood that Leo’s father Jorge communicated the decision to PSG already one month ago due to the project.
It was the final breaking point. pic.twitter.com/Bwehuvyq1E
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 3, 2023
Menjëherë pas filluan të qarkullojnë raportimet se kjo situatë edhe konfirmon fundin e Messit te kampioni i Ligue 1.
Mirëpo, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se argjentinasi kishte vendosur të ardhmen e tij para një muaji.
Babai i tij, Jorge, që njëherësh është edhe agjenti i futbollistit e kishte njoftuar klubin parisien për largimin e sulmuesit, i cili është i zhgënjyer me projektin në Parc des Princes.
Udhëtimi i Messit në Arabinë Saudite nënkupton se liga e atjeshme elitare është konkurrent serioz për angazhimin e tij nga edicioni i ardhshëm. Mirëpo, konkurrenca për nënshkrimin e Messit është e madhe. /Telegrafi/