Telegrafi

Messi kërkon nga drejtuesit e Barcelonës rinovimin e kontratës së Suarezit

Lionel Messi - Luis Suarez (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi po kërkon nga drejtuesit e Barcelonës që t’i ofrojnë shokut të tij, Luis Suarez, një kontratë të re.

Sulmuesi veteran, 33-vjeçar, tani është brenda 18 muajve të fundit të marrëveshjes së tij të tanishme me klubin nga Camp Nou.

Megjithatë, uruguaiani ka qenë i hapur në lidhje me zërat që Barcelona duhet të blejë zëvendësimin e tij këtë verë.

Lexo po ashtu Luis Suarez luajti si portier në ndeshjen lamtumirëse të Diego Forlanit, dhuroi magji duke bërë disa pritje

Sidoqoftë, gazeta katalunase Mundo Deportivo raporton se ylli i ekipit, Messi, po insiston te drejtorët e Barçës që Suarezit t’i ofrohen kushte të reja.

Argjentinasi tani ka një peshë për transferimet e klubit dhe po kërkon që Suarez të qëndrojë.

Messi dhe Suarez njihen si miq të mirë (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Vetëm javën e kaluar, Suarez deklaroi se është për të vazhduar kontratën e tij, por klubit i mbetet vendimi.

“Zgjatja e kontratës sime? Jam shumë i lumtur në klub. Gjithmonë kam dhënë gjithçka. Statistikat dhe shifrat më dëshmojnë të drejtën”, ka thënë Suarez. /Telegrafi/