Lionel Messi po kërkon nga drejtuesit e Barcelonës që t’i ofrojnë shokut të tij, Luis Suarez, një kontratë të re.
Sulmuesi veteran, 33-vjeçar, tani është brenda 18 muajve të fundit të marrëveshjes së tij të tanishme me klubin nga Camp Nou.
Megjithatë, uruguaiani ka qenë i hapur në lidhje me zërat që Barcelona duhet të blejë zëvendësimin e tij këtë verë.
Sidoqoftë, gazeta katalunase Mundo Deportivo raporton se ylli i ekipit, Messi, po insiston te drejtorët e Barçës që Suarezit t’i ofrohen kushte të reja.
Argjentinasi tani ka një peshë për transferimet e klubit dhe po kërkon që Suarez të qëndrojë.
Vetëm javën e kaluar, Suarez deklaroi se është për të vazhduar kontratën e tij, por klubit i mbetet vendimi.
“Zgjatja e kontratës sime? Jam shumë i lumtur në klub. Gjithmonë kam dhënë gjithçka. Statistikat dhe shifrat më dëshmojnë të drejtën”, ka thënë Suarez. /Telegrafi/