Telegrafi

Messi i kënaqur pas fitores dhe katër golave

Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Lionel Messi, u shpreh i kënaqur pas paraqitjes së tij ndaj Eibarit.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se është i kënaqur me performancën dhe golat e shënuar.

“Një tjetër fitore në Camp Nou për të vazhduar progresin tonë”, u shpreh Messi.

Lionel Messi shënoi katër gola duke arritur në kuotën e nëntë golave këtë sezon në La Liga.

Ai automatikisht ka nëntë gola më shumë se Cristiano Ronaldo i cili vazhdon të jetë i suspenduar.

Super forma e Messit vjen pasi trajneri Valverde urdhëroi atë që të luajë në pozitën e “sulmuesit të rrejshëm”. /Telegrafi/