Site icon Telegrafi

Messi kalon shifrën e 100 golave me Argjentinën pas het-trikut të fundit

Kombëtarja e Argjentinës i dha fund festimeve të kampionit të botës me një shfaqje golash dhe një fitore 7-0 kundër ishujve Curacao, me një het-trik të Lionel Messit, i cili kaloi shifrën e 100 golave ​​me fanellën Albiceleste.

Argjentina fitoi me rezultat të thellë 7-0 në një miqësore të lehtë me kundërshtarin nga Karaibet, Curacao, në ndeshjen në një ndeshje të luajtur në stadiumin Madre de Ciudades në Santiago del Estero.

Messi ishte lojtari vendimtar me tri gola të shënuar, ndërsa në listën e shënuesve ishin edhe Nicolas Gonzalez, Enzo Fernandez , Angel Di Maria dhe Gonzalo Montiel.

Goli i parë i Messit pati një rëndësi të veçantë pasi ishte i 100-ti për të me fanellën e Argjentinës, ndërsa pas dy golave tjerë, sulmuesi shkoi në shifrën e 102 golave.

Sulmuesi argjentinas gjithashtu është bërë lojtari që ka më shumë kontribute për gol në futbollin ndërkombëtar, me 156 kontribute.

Përveç kësaj, ky ishte het-triku i 57-të në karrierën e sulmuesit të Paris Saint-Germain.

Para Messit për gola me kombëtaren renditen Cristiano Ronaldo me 122 sosh dhe Ali Daei me 109 gola të shënuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version