Telegrafi

Messi kalon në epërsi Barcelonën, shënon nga penalltia

Lionel Messi po vazhdon me formë të mirë në Ligën e Kampionëve, ku ka gjetur edhe golin e tretë në tri ndeshje në këtë garë.

Barcelona fitoi penallti që në fillim të ndeshjes ndaj Dinamo Kiev, ndërsa argjentinasi ishte i saktë nga pika e bardhë.

Ky është goli i tretë në tri ndeshje për Messin në Ligën e Kampionëve, pasi më parë ka shënuar edhe ndaj Ferencvarosit dhe Juventusit.

Ajo që bie në sy është se të tri golat Messi i ka shënuar nga penalltia./Telegrafi/