Telegrafi

Messi kalon Barçën në epërsi ndaj Levantes (Video)

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Levantes me rezultat 1-0 në La Liga.

Goli erdhi nga Lionel Messi në minutën e 12-të, kjo pas një asistimi nga Jordi Alba.

Duket se do të jetë një fitore e thellë e vendasve pasi menjëherë pas golit rast të mirë ishte dhe Luis Suarez.

Ky ishte goli i 16-të sezonal i Messit në kampionatin elitar spanjoll. /Telegrafi/