Barcelona ka gjetur golin e parë në derbin katalunas ndaj Espanyolit.
Është lojtari më i mirë i skuadrës, Lionel Messi, i cili ka shënuar për epërsinë 1-0.
Goli i magjikut argjentinas erdhi në minutën e 26 pas asistimit të Ivan Rakitic.
Megjithatë, pozita e Messit te goli është e diskutueshme. /Telegrafi/