Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm.
33-vjeçari ka qenë në bisedime për një zgjatje të marrëveshjes së tij aktuale javët e fundit, por nuk është arritur asnjë përparim rreth një kontrate të re dy-vjeçare.
Raportet nga prezantuesi dhe gazetari i radios Manu Carreno, përmes programit El Larguero në Cadena SER, pretendojnë se ylli argjentinas ka vendosur të largohet nga Camp Nou në qershor të vitit 2021.
Sipas Carrenos, Messi është lodhur duke u fajësuar për çështjet në klub, dhe ka treguar dëshirën e tij për t’u larguar.
⚽🚨 Así te ha contado @ManuCarreno la noticia con la que hemos abierto @ElLarguero
💥 La idea de Messi ahora mismo es terminar su contrato en 2021 y abandonar el Fútbol Club Barcelona pic.twitter.com/mStYSeYdQQ
— El Larguero (@ellarguero) July 2, 2020
Messi hodhi poshtë një klauzolë të hershme pushimi në kontratën e tij këtë verë, pas interesit në tentativë nga Manchester City në fillim të këtij viti.
Situata nuk mendohet të jetë e pakthyeshme për Barçën, e cila është e vendosur të mbajë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë edhe pas fundit të sezonit të ardhshëm, por klubi mund të ketë nevojë të ndryshojë pozicionin e tyre negociator. /Telegrafi/