Telegrafi

Messi ka paguar 12 milionë euro taksa të prapambetura në vitin 2016 për tu liruar përfundimisht nga hetimet për evazion fiskal

Një rishikim fiskal i llogarive të Barcelonës e vuri yllin e skuadrës, Lionel Messin, nën presion për të shlyer taksat, të cilat ai përfundimisht i shleu në vitin 2016.

Në futbollin modern, futbollistë po fitojnë shumë para nga kontratat e majme me klube, por edhe sponsor të ndryshëm, nga veshmbathjet, veturat e deri tek markat më të vogla.

Megjithatë, futbollistët po refuzojnë t’i tregojnë të gjitha fitimet për shkak që mendojnë t’i ikin pagimit të tërësishëm të taksave dhe kjo po ju krijon probleme me evazion fiskal pas një kohe.

Lexo po ashtu Paga e Messit te Barcelona është 100 milionë euro në vit, dalin detajet e kontratës

Si Cristiano Ronaldo, ashtu edhe Messi, dy futbollistët më të mëdhenj të botës për momentin janë që disa vite pjesë e akuzave për evazion fiskal, por argjentinasi thuhet se i ka shlyer tanimë gjitha borxhet.

Messi duke u futur në gjyq gjatë vitit 2017

Messi ishte në gjykatë për dyshimin e evazionit fiskal midis viteve 2007 dhe 2009, pasi thesari spanjoll konsideroi se një sërë pagesash nga Barcelona te babai i Messit për tarifat dhe se fondacioni i lojtarit nuk janë konsideruar si pjesë e pagës së tij.

Në mes të procesit, për të cilin Messi u dënua përfundimisht, rezultatet e shqyrtimit krijuan shqetësim në Barcelonë, i cili, sipas dokumenteve të “Football Leaks“, të marra nga revista Der Spiegel dhe e ndarë me rrjetin EIC, ka angazhuar një këshilltar të jashtëm për të bërë një analizë të riskut.

Lexo po ashtu Messi paguan gjobën për t’iu shmangur burgut nga ikja e tatimeve (Foto)

Këshilltari, thotë i njëjti burim, arriti në përfundimin se zgjidhja më e mirë për të shmangur një proces të dytë penal ishte pagesa e borxhit tatimor prej 12 milionë euro, që Messi e bëri në fund.

Megjithatë, sipas dokumenteve të “Football Leaks”, pagesa nuk u bë me paratë e Messit, por nga Barcelona. /Telegrafi/