Lionel Messi ka marrëveshje verbale me PSG-në për vazhdimin e kontratës e cila përfundon në fund të këtij edicioni.
Fabrizio Romano shkruan se marrëveshja mes palëve ekziston, por ende nuk është folur për shifrat dhe kohëzgjatjen e kontratës.
“Paris Saint-Germain ka marrëveshje verbale me Lionel Messin për zgjatjen e kontratës. Ka një pakt për të përbashkët për të ecur tutje. Nuk ka ende vendim për kohëzgjatjen dhe pagën, të cilat do të caktohen në takimin e ardhshëm. Al Khelaifi dhe Campos, po punojnë për këtë gjë”, ka shkruar Romano.
🚨🇦🇷 Paris Saint-Germain reached a verbal agreement with Lionel Messi to extend the contract. It’s a verbal pact to continue together. #PSG
No decision yet on leght of contract & salary, it will be decided in a new meeting soon.
Al Khelaifi and Campos, working on it. pic.twitter.com/upho1SCc7P
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 21, 2022
Tutje Romano ka shkruar edhe për interesimin e Inter Miamit dhe Barcelonës.
“Leo Messi nuk e ka pranuar propozimin e Inter Miamit dhe nuk ka negociuar me Barcelonën. Të dy klubet i janë afruar, por nuk ka pasur avancim të negociatave”, ka nënvizuar Romano.
Paris Saint-Germain kishte punuar për muaj, që nga presidenti te bordi dhe trajneri për të vazhduar me Messin dhe këtë siç duket ia kanë arritur.
Leo Messi never accepted Inter Miami proposal or negotiated with Barcelona. He was approached by both clubs but it was never advanced 🚨🇦🇷 #Messi
Paris Saint-Germain have been pushing for months will president, board, coach to extend his contract — he has now accepted. pic.twitter.com/g1Rh0i9jEW
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 21, 2022
Lionel Messi sapo ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën dhe do të kthehet së shpejti në Paris për të vazhduar karrierën ku në këtë klub kërkohet trofeu i Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/