Telegrafi

Messi ka kërkuar nga FIFA një certifikatë të përkohshme rreth kërkesës për transferim si lojtar i lirë

Lionel Messi duket se po e kërkon me ngulm largimin nga Barcelona.

Ylli argjentinas ka dorëzuar tashmë kërkesën te klubi katalunas që ta lënë të lirë të largohet në këtë verë.

Sipas asaj që raporton gazetari i beIN Sports, Tancredi Palmeri, 33-vjeçari ka bërë kërkesë në FIFA për një certifikatë të përkohshme që i lejon atij të largohet si lojtar i lirë nga Blaugranasit.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë kishte të drejtë të largohej nga skuadra katalunase si lojtar i lirë më 1 qershor të këtij viti, mirëpo ajo klauzolën tashmë ka skaduar.

Skuadra që dëshiron të transferojë argjentinasin , duhet t’i paguajë Barcelonës plotë 700 milionë euro.

Lexo po ashtu Pesë arsyet se përse Messi e dëshiron largimin nga Barcelona

Kontrata aktuale e Messit skadon në verën e vitit 2021, andaj vetëm atëherë Messi ka të drejtë të largohet Camp Nou si lojtar i lirë.

Në garë për transferimin e argjentinasit janë klube si, Interi, Manchester City, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Chelsea. /Telegrafi/