Lionel Messi duket se po e kërkon me ngulm largimin nga Barcelona.
Ylli argjentinas ka dorëzuar tashmë kërkesën te klubi katalunas që ta lënë të lirë të largohet në këtë verë.
Sipas asaj që raporton gazetari i beIN Sports, Tancredi Palmeri, 33-vjeçari ka bërë kërkesë në FIFA për një certifikatë të përkohshme që i lejon atij të largohet si lojtar i lirë nga Blaugranasit.
BOOM!
Messi has requested to Fifa a CTI, a provisional certificate for a transfer request!— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) August 26, 2020
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë kishte të drejtë të largohej nga skuadra katalunase si lojtar i lirë më 1 qershor të këtij viti, mirëpo ajo klauzolën tashmë ka skaduar.
Skuadra që dëshiron të transferojë argjentinasin , duhet t’i paguajë Barcelonës plotë 700 milionë euro.
Kontrata aktuale e Messit skadon në verën e vitit 2021, andaj vetëm atëherë Messi ka të drejtë të largohet Camp Nou si lojtar i lirë.
Në garë për transferimin e argjentinasit janë klube si, Interi, Manchester City, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Chelsea. /Telegrafi/