Lionel Messi po tregon formë jo normale në sezonin e ri.
Jo vetëm në La Liga, Messi dëshmoi supremacinë edhe ndaj Juventusit në Camp Nou.
Messi shënoi plot dy gola ndaj Juventusit dhe ishte pranë hettrikut ndaj kampionëve të Italisë.
Ky ishte goli i tetë i Messit në gjashtë ndeshjet e fundit.
Se Messi është lideri i vërtet i Barcelonës dhe ka marrë përgjegjësinë këtë sezon pas largimit të Neymarit, e dëshmon fakti se ai ka shënuar 7 nga 10 golat e fundit të Blaugranëve.
Barcelona këtë sezon duket se po varet nga Messi dhe nëse ai vazhdon kështu, atëherë pa dyshim se katalanasit mund të konkurrojnë për të gjitha trofet.
/Telegrafi/