Site icon Telegrafi

Messi: Jam mirë, mos u shqetësoni (Foto)

Superylli argjentinas, Lionel Messi, është kthyer në Barcelonë, për shkak të problemeve fizike.

Blaugranët i kërkuan Federatës së Futbollit të Argjentinës ta lejojnë atë të kthehet më herët, për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen kundër Uruguait.

Lexo po ashtu Barca konfirmon lëndimin e Messit dhe kohën e mungesës së tij

Futbollisti ka postuar një fotografi në Facebook, për të treguar se lëndimi nuk është aq serioz dhe se ai do të kthehet shumë shpejt në fushën e blertë.

“Gjithçka është mirë, duhet t’i ngadalësoj pakëz gjërat, sepse po rikuperohem me një fizioterapeut, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Messi. /Telegrafi/

Exit mobile version