Iraniani Reza Parastesh ka qenë prej kohësh i njohur në botë si duplikati i Lionel Messit, por kryesisht në mesin e audiencës mashkullore.
Quhet “Messi iranian” pasi që ka ngjashmëri shumë të madhe me yllin argjentinas sidomos kur ka vendosur që të ketë stilin e njëjtë të flokëve si dhe të mjekrës.
Sidoqoftë, ai nuk është aq i njohur në mesin e gjinisë femërore. Lajmi është përhapur që në dy vitet e fundit ka arritur të flejë me 23 femra që mendonin se kishin marrëdhënie seksuale me një futbollist të njohur.
Lajmi është bërë viral për një kohë dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë, por Reza shpejt mohoi gjithçka dhe kërkoi që thashetheme të tilla të mos përhapeshin rreth tij.
Ndër mediat e përfolura ishte edhe Marca spanjolle, por më vonë njoftoi se autoritetet iraniane kishin mohuar se Parastesh ishte përgjegjës për mashtrime. /Telegrafi/