Telegrafi

Messi ‘ilaç’ për Atletico Madridin

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka realizuar 25 gola në 27 ndeshje kundër Atletico Madridit.

Barcelona do të ndeshet me Atletico Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti katalan do ta kërkojë gjysmëfinalen pas dueleve me rivalin nga La Liga.

Dhe, pikërisht Atletico Madrid është një skuadër të cilës rregullisht i shënon sulmuesi Lionel Messi.

Argjentinasi ka realizuar 25 gola në 27 ndeshje kundër Atleticos, përfshirë tre het-trika.

Barcelona ka fituar gjashtë duelet e fundit me Atleticon ku Messi shënoi në pesë prej tyre.