Telegrafi

Messi humbi një shans të artë nga pesë metra kundër Slavia Pragës, ky rast tregoi se edhe argjentinasi është njeri

Lionel Messi humbi një mundësi të jashtëzakonshme për të përfunduar klinikisht një shans të lehtë dhe të vulosë një fitore të rehatshme 3-1 kundër Slavia Pragës në Ligën e Kampionëve.

Kampionët në pushtet të Spanjës siguruan një fitore 2-1 në Sinobo të mërkurën në mbrëmje.

Messi hapi rezultatin për skuadrën e tij duke shënuar për epërsinë 1-0 në minutën e tretë.

Lexo po ashtu Lionel Messi në histori, shënon për të 15-tin vit radhazi në Ligën e Kampionëve

Por, kapiteni i Barcelonës, 32 vjeç, mund ta kishte lehtësuar fitoren në pjesën e dytë pasi pati një mundësi të pabesueshme. Gjatë minutës së 74-të, Alba bëri një harkim të lehtë në zonë për Messin, i cili kishte vetëm portierin për të mposhtur.

Sidoqoftë, fituesi i pesë herë Topit të Artë u tregua i ngathët para portierit duke humbur një shans të artë.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk mund të besonte që superylli argjentinas humbi rastin dhe vuri duart mbi kokën e tij duke mos-besuar. /Telegrafi/