Lionel Messi humbi një mundësi të jashtëzakonshme për të përfunduar klinikisht një shans të lehtë dhe të vulosë një fitore të rehatshme 3-1 kundër Slavia Pragës në Ligën e Kampionëve.
Kampionët në pushtet të Spanjës siguruan një fitore 2-1 në Sinobo të mërkurën në mbrëmje.
Messi hapi rezultatin për skuadrën e tij duke shënuar për epërsinë 1-0 në minutën e tretë.
Por, kapiteni i Barcelonës, 32 vjeç, mund ta kishte lehtësuar fitoren në pjesën e dytë pasi pati një mundësi të pabesueshme. Gjatë minutës së 74-të, Alba bëri një harkim të lehtë në zonë për Messin, i cili kishte vetëm portierin për të mposhtur.
https://www.youtube.com/watch?v=DyS_T7UTnkQ
Sidoqoftë, fituesi i pesë herë Topit të Artë u tregua i ngathët para portierit duke humbur një shans të artë.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk mund të besonte që superylli argjentinas humbi rastin dhe vuri duart mbi kokën e tij duke mos-besuar. /Telegrafi/