Telegrafi

Messi golin e kualifikimit nuk e festoi me bashkëlojtarët, por kjo më së miri e tregoi dashurinë e madhe për Barçën (Video)

Barcelona fitoi 6-1 ndaj Paris Saint Germainit dhe kështu befasoi gjithë botën e futbollit duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas humbjes 4-0 në ndeshjen e parë në Paris.

Çdo gjë filloi me golin e Luis Suarezit në minutën e tretë dhe përfundoi me atë të Sergi Robertos në të fundit.

Lexo po ashtu Lotët e gëzimit të Messit pas fitores ndaj PSG-së (Foto)

Në këtë takim shënoi edhe Lionel Messi, i cili me golin ndaj francezëve vazhdon si golashënuesi më i mirë këtë sezon në LK me 11 gola.

Argjentinasi golin e kualifikimit nuk e festoi me bashkëlojtarët, por me tifozët.

Kjo tregon më së miri se sa e rëndësishme për atë dhe klubin që ai dashuron kjo fitore, më poshtë keni reagimin e Messit pas golit. /Telegrafi/