Telegrafi

Messi i gatshëm të dalë publikisht dhe të flasë për zhgënjimet dhe dëshirën për t’u larguar nga Barcelona

Ylli argjentinas, Lionel Messi është gati të dalë në publik dhe të flasë për zhgënjimet e tij te Barcelona.

Sipas gazetës katalunase Sport, kapiteni i Barçës është i gatshëm të thyejë heshtjen e tij për këtë temë, por do të presë kohën dhe momentin e duhur për të shpjeguar arsyet e dëshirës për t’u larguar.

Deri më tani, Leo ka qëndruar i heshtur për vendimin e tij për t’u larguar, si dhe nuk iu është përgjigj komenteve nga trajneri Ronald Koeman, drejtori sportiv Ramon Planes dhe presidenti Josep Maria Bartomeu për të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu Messi është pranë largimit sensacional nga Barca, por cilat janë pengesat dhe si mund të ndodhë transferimi eventual

Vetë Bartomeu ka folur vetëm me Jorge Messi, babai dhe agjenti i Leos, për situatën aktuale, ndërsa me sulmuesin nuk ka mundur të flasë.

Messi e di se ai duhet ta shpjegojë vendimin e tij për të gjithë tifozët në mbarë botën dhe veçanërisht për tifozët e klubit ku ai ka qenë që kur u bë 13 vjeç.

Lexo po ashtu Tri raste kur Messi kishte caktuar largimin, por nuk ndodhi: A do të ketë një rast të katërt?

Por, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron të presë për kohën e duhur për të zbuluar motivet e tij.

Ai do të ketë vetëm një mundësi për t’i përshkruar si duhet mendimet dhe arsyet e tij. /Telegrafi/