Telegrafi

Messi futet si zëvendësues ndaj Levantes dhe i jep fitore me vlerë titulli Barçës

Festa e golit nga Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona fitoi ndaj Levantes me rezultat 1-0 në Camp Nou dhe kështu fitoi edhe matematikisht titullin në La Liga për sezonin 2018/19.

Vendasit ishin më të mirë në këtë ndeshje dhe në fund morën fitoren e merituar.

Ndeshja filloi me një rast të mirë për gol nga Philippe Coutinho (5′), pastaj vazhdoi Luis Suarez (21′), për t’u kthyer prapë Coutinho (26′, 41′), por portieri Aitor Fernandez Abarisketa bëri disa pritja të mira dhe me rezultat 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Philippe Coutinho në duel me Jalal Hosseini (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në pjesë e dytë u fut në lojë Lionel Messi në vend të Coutinhos në shansin e parë që iu dha argjentinasi shënoi.

Ky ishte goli 34 i tij në La Liga në këtë sezon, por që kishte vlerën e titullit (numër 26-të në histori) pasi tani skuadra e tij e siguroi edhe matematikisht, edhe pse kanë mbetur edhe tre xhiro.

Lionel Messi në momentin e golit (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barca rendiet në vendin e parë me 83 pikë, ndjekur nga Atletico Madridi me 74, kurse Real Madridi ka 65 pikë. Levante vazhdon në pozitën e 15-të me 37 pikë.

Në xhiron e ardhshme ekipi katalunas luan ndaj Celta Vigos, kurse Levante kundër Rayo Vallecanos. /Telegrafi/