Telegrafi

Messi futet në histori të Barcelonës, bëhet lojtari me më shumë tituj të La Ligas

Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi po vazhdon të shkruaj historinë çdo ditë e më shumë me rekordet e tij.

Barcelona ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Levantes në ndeshjen e javës së 35-të në La Liga.

Goli i vetëm në ndeshje erdhi nga ylli argjentinas, Messi, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë për të shënuar në minutën e 62-të.

Ky gol dhe kjo fitore vlejti sa titulli për katalunasit, të cilët edhe matematikisht siguruan trofeun në La Liga për herë të 26-të në histori.

Festa e golit nga Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Përveç kësaj, Messi arriti të shënoj emrin me shkronja të arta në historinë e Barcelonës duke thyer një rekord të radhës.

Argjentinasi bëhet lojtari i parë i klubit nga Camp Nou që fiton plot dhjetë herë titullin e La Ligas. /Telegrafi/