Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, shpreson se një ditë futbolli do t’ia kthejë atij “borxhin”, Kupën e Botës të cilën e humbi në vitin 2014 ndaj Gjermanisë.
30 vjeçari ka pranuar se ende ndjen dhimbje për humbjen në Rio De Janeiro dhe ai ka bërë shaka duke u pajtuar me trajnerin Jorge Sampaoli se futbolli i ka borxh atij.
“Unë shpresoj se futbolli do të ma paguaj borxhin”.
“Kam dëgjuar çka ka thënë Sampaoli. Në fakt, ai ma ka thënë edhe vet”.
“Nuk mendoj se dhimbja e Botërorit të vitit 2014 do të shërohet ndonjëherë, por mendoj se thjesht duhet të pajtohem me atë që ndodhi”.
“Kupa e Botës përbën kujtime të mira, por edhe ndonjëherë shumë të vështira”, u shpreh Messi për FIFA.com.
Superylli argjentinas do ta kërkojë triumfin në atë që besohet se do të jetë Botërori i fundit për të në Rusia 2018.
/Telegrafi/