Telegrafi

Messi i fshin të gjitha imazhet me Neymarin në Instagram (Foto)

Duket se tashmë Neymar do të jetë lojtari më i ri Paris Saint-Germain.

Spekulimeve të shumta i shtohet edhe Lionel Messi, i cili ka bërë një gjest të rrallë.

Sulmuesi i Barcelonës i ka fshirë të gjitha fotografitë që ka pasur në Instagram me Neymarin.

Kjo ka bërë bujë të madhe në Spanjë ndërsa sot edhe babai i brazilianit është takuar me zyrtarët e klubit katalonas.

Theksojmë se PSG pritet t’i paguajë klauzolën prej 222 milionë eurove ndërsa ndihmesë të madhe do të jep edhe kompania ajrore Qatar Airways, e cila është sponsore e dyja klubeve – Barcelonës dhe PSG-së. /Telegrafi/