Sergio Aguero është bashkuar me skuadrën e Argjentinës dhe po ndan një dhomë me Lionel Messin.
34-vjeçari u detyrua të tërhiqej vitin e kaluar për shkak të problemeve shëndetësore, por do të bëjë tifo për bashkëlojtarët e tij të vjetër gjatë finales së Kupës së Botës të së dielës.
Aguero dhe Messi kanë qenë miq të ngushtë për gati dy dekada – dhe ishin shokë dhome në Argjentinë edhe në ditët e para te ekipi i të rinjve.
Pas daljes në pension të Agueros, Messi shkoi në këtë turne pa shok dhome – duke preferuar të shkonte vetëm sesa me dikë tjetër përveç Agueros.
Megjithatë, pas mbërritjes së tij në Katar, Aguero është ribashkuar me shokun e tij më të mirë dhe po ndan një dhomë konvikti me të ashtu si kohët e vjetra.
E tillë është marrëdhënia e tyre e ngushtë, saqë Messi është kumbari i djalit të Agueros, Benjamin, që është 13 vjeç.
Legjenda e Manchester Cityt nuk është ylli i vetëm që është ftuar në kampin e Argjentinës.
Përzgjedhësi Lionel Scaloni ka ftuar edhe lojtarët që kanë munguar në turne për shkak të lëndimeve. Giovani Lo Celso i Tottenham ishte i pranishëm në fitoren e tyre gjysmëfinale ndaj Kroacisë.
Ndërsa Joaquin Correa dhe Nicolas Gonzelez pritet të bashkohen përpara shfaqjes së së dielës. /Telegrafi/