Lionel Messi thotë se djali i tij Thiago është një fenomen kur vije puna te futbolli, ndërsa për Mateon nuk ka pritshmëri të mëdha.
Si fëmijët e futbollistët më të mirë në botë, Thiago (pesë vjeç) dhe Mateo (dy), ka një zgjidhje natyrale për të përcjellë karrierën e babait të tyre.
Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ dhe katër herë të Ligës së Kampionëve, luan në 13 vitet e fundit në nivelin më të lartë.
“Ata janë shumë të ndryshëm”, ka thënë Messi për TyC Sports.
“Thiago është fenomen, shumë i mirë. Ndërsa tjetri është e kundërta.”
“Mateo është i tmerrshëm. Është interesante se sa janë të kundërt. Mateo luan shumë pak futboll dhe është majtak. Gjuan mirë, por është i vogël”.
“Thiagos i pëlqej veturat, motorë, futbolli”.
Messi po ashtu foli edhe për djalin e Luis Suarez, Benja, i cili është shok i ngushtë me djalin e tij.
“Thiago e ka shok të ngushtë Benjan, dhe janë të njëjtës moshë, ai çmendet pas futbollit. Ai e dashuron futbollin, shikon ndeshje dhe iu njeh të gjithë lojtarët”, ka thënë Messi. /Telegrafi/