Telegrafi

Messi flet pas shortit të Ligës së Kampionëve, ku do të luajnë ndaj Real Madridin: Objektivi i PSG-së është ta fitojë atë

Paris Saint-Germain duhej të përballej me Manchester United në 1/8 e Ligës së Kampionëve 2021/22 , por përsëritja e shortit i pa ata të çiftoheshin me Real Madridin.

Kjo ua mohoi tifozëve mundësinë për të parë një tjetër përplasje mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Objektivi për PSG-në është të fitojë Ligën e Kampionëve, ky është qëllimi i të gjithëve”.

“Ekipi ka qenë shumë afër më parë. Është një garë thelbësore për të gjitha ekipet. Ne do të përpiqemi ta fitojmë atë”,  ka thënë ai në Dubai Expo 2020.

Sulmuesi shpjegoi gjithashtu se si ka qenë kalimi nga Barcelona dhe LaLiga Santander në PSG dhe Ligue 1.

“Ishte një ndryshim shumë i madh pas kaq shumë kohësh në të njëjtin vend, kështu që nuk ishte e lehtë”.

“Por, ne të gjithë po bëjmë mirë në atë që është një qytet spektakolar dhe në një nga ekipet më të mira në botë”, ka thënë Messi. /Telegrafi/