Telegrafi

Messi flet pas dëmtimit: Isha gati për të filluar, por do të mungoj një kohë

Lionel Messin ka pësuar një dëmtim në stërvitje të hënën, duke bërë që ai të mungojë në turneun e ekipit në SHBA.

Ai e ka postuar një mesazh në mediat sociale, duke folur rreth kësaj çështje.

“Unë isha i gati të filloj, por fatkeqësisht pata një pengesë në seancën e parë të stërvitjes dhe do të më mbajë jashtë për pak kohë”.

“Ju falënderoj për të gjitha porositë tuaja mbështetëse”.

“Doja të isha me ekipin dhe me tifozët që do të na ndjekin në SHBA, por nuk ishte e thënë kësaj here”.

“Ne do ta shohim njëri-tjetrin së shpejti dhe unë u dërgoj përqafim të gjithëve”, ka shkruar Messi në rrjetet sociale. /Telegrafi/