Ernesto Valverde është larguar nga posti i trajnerit të Barcelonës dhe në vend të tij është emëruar Quique Setien.
Eliminimi në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, i ka kushtuar me punë spanjollit.
Pas largimit të tij ka reaguar edhe ylli dhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi.
“Faleminderit për gjithçka, trajner. Jam i sigurt që do të kesh sukses kudo që të shkosh, pasi jeni një profesionist i shkëlqyer, dhe jeni njeri i jashtëzakonshëm. Paq fat dhe të përqafoj”, ka shkruar Messi në rrjete sociale.
Lionel Messi ka qenë kapiten i ekipit në epokën e Ernesto Valverdes, ku fituan së bashku katër trofe, por mungoi suksesi në Evropë. /Telegrafi/