Telegrafi

Messi fiton “Pichichin” për herë të katërt dhe lë mbrapa CR7, por janë katër legjenda që kanë fituar më shumë

Lionel Messi ka fituar trofeun Pichichi për herë të parë që nga 2012-13 duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i La Ligës.

Sulmuesi magjik argjentinas shënoi 37 herë për Barcelonën këtë sezon, duke rezervuar çmimin për herë të katërt dhe duke përfunduar tetë gola përpara bashkëlojtarit të tij, Luis Suarez.

Lexo po ashtu Lojtarët që kanë shënuar më shumë gola gjatë vitit 2017 në pesë ligat më të forta në Evropë (Foto)

Cristiano Ronaldo, ka rënë prapa rivalit të tij të madh në aspektin e numrit të titujve Pichichi që ka fituar, me tre sosh, ka shënuar 25 herë këtë sezon.

Messi do të thotë se si fitues i çmimit ka shënuar mesatarisht më shumë se një gol në lojë në secilën prej shtatë sezoneve të fundit, dhe golat e tij do të jenë të mjaftueshme për të kërkuar edhe çmimin e Këpucës së Artë Evropiane.

Lexo po ashtu Messi prezanton koleksionin special të fanellave (Foto)

Është një çmim që ai dhe Ronaldo kanë dominuar për pjesën më të mirë të një dekade, me sezonin e fundit që e fitoi Suarez si lojtari i parë që nga Diego Forlan që e fitoi në sezonin në 2008-09.

Me katër çmime Pichichi, 29-vjeçari argjentinas ka barazuar rekordin me Ferenc Puskasin, sulmuesin legjendar të Real Madridit, me katër kurora Pichichi.

Lexo po ashtu Messi i ka kërkuar vetëm një futbollisti fanellën në fund të ndeshjes, ai është legjenda e Realit

Megjithatë, ai ende ndjek ish-sulmuesin e Atleticos dhe Realit, Hugo Sanchez, ish-sulmuesin e Real Sociedad dhe Barcelonës, Quini dhe të madhin, Alfredo Di Stefano, të gjithë të cilët kanë fituar çmimin në pesë raste.

Telmo Zarra, i cili luajti për Athletic Bilbaon në vitet 1940-50, mban rekordin e plotë me gjashtë trofe Pichichi të fituar. /Telegrafi/