Lionel Messi mblodhi dy çmime në garën e çmimeve të futbollit spanjoll për sezonin 2016/17, teksa Andres Iniesta gjithashtu mori çmimin si MVP, si lojtari më i mirë spanjoll.
Ylli argjentinas dhe kapiteni i Barçës kanë qenë përfituesit kryesorë të çmimeve në garën e sezonit 2016/17 nga gazeta MARCA e sot (e hënë) gjatë pasdites.
Numrit 10 të Barçës iu dha trofeun e tij i katërt Pichichi, i cili është dhënë për golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar, në këtë rast për 37 golat e tij në 34 ndeshje.
Me këtë çmim të fituar, Messi, do të barazohet me Ferenc Puskasin me nga pesë trofe të mëdhenj të fituar për golashënuesin më të mirë.
Ishte gjithashtu një rekord që i lejoi Messit që të marrë këpucën e katërt të Artë disa javë më parë.
Në mbrëmjen gala, e cila u festua për herë të parë në Barcelonë, pa gjithashtu Messin që fitoi çmimin ‘Alfredo Di Stefano’, çmim ky që jepet për lojtarin më të mirë të sezonit në La Liga.
Në anën tjetër, mesfushori kreativ, Andres Iniesta u zgjodh si ‘MVP’ apo lojtari më i mirë spanjoll. /Telegrafi/