Telegrafi

Messi fiton dy çmime, lojtari dhe goli më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është vlerësuar në maksimum pas paraqitjes mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve në kuadër të çerekfinales ndaj Manchester Unitedit.

Fjalën e fundit në këtë fitore të katalunasve edhe kësaj radhe e dha ylli argjentinas Messi, i cili shënoi dy gola nga distanca.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lionel Messit

Kjo paraqitje e mirë e sulmuesit argjentinas bëri që ai të vlerësohet maksimalisht nga votat e Ligës së Kampionëve.

Messi ka fituar dy çmimet e javës, atë të lojtarit më të mirë dhe golit më të mirë.

Me pak fjalë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte njeriu kryesor i javës në garën më të madhe ekipore në Evropë. /Telegrafi/