Lionel Messi ka filluar të marrë kreun në La Liga në të gjitha statistikat në këtë sezon.
Ylli argjentinas ishte shumë i disponuar mbrëmë për lojë, aty ku Barcelona fitoi 2-1 ndaj Levantes në Camp Nou.
32-vjeçari asistoi në dy golat e Ansu Fatit (30’/32’), për të marrë një fitore jo shumë të lehtë në javën e 22-të në ligën spanjolle.
Me dy asistime që i bëri ndaj Levantes, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka në total tetë asistime.
Argjentinasi po ashtu është edhe golashënuesi më i mirë deri me tani, me 14 sosh, derisa rivalizohet nga Karim Benzema që ka 13 gola dhe pesë asistime. /Telegrafi/
G.O.A.T. NEWS | Leo #Messi is 🔝 in @LaLigaEN this season in both goals (14) AND assists (8). 🐐 Baaaa pic.twitter.com/5MEjexEpbj
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 2, 2020