Telegrafi

Messi është i zhgënjyer, ndërsa Barcelona e shqetësuar: A duhet të largohet ai në verën e vitit 2021 nga Camp Nou?

Lionel Messi nuk është i lumtur dhe kjo nuk vjen vetëm për shkak të problemeve të Barcelonës në fushë.

Marrëdhënia e tij me bordin aktual nuk është më e mira dhe ka pasur një seri konfliktesh viteve të fundit.

Me gjithë këtë në mendje, Cadena SER raportoi të enjten natën se argjentinasi ka ngadalësuar negociatat për rinovimin e kontratës dhe se mund të largohet nga “Camp Nou” në verën e 2021.

Klubi në anën tjetër po e mohon këtë ose, të paktën, po pretendon se nuk ka njohuri për një ndryshim të pozicionit të Leo Messit. Barcelona presin që negociatat të vazhdojnë normalisht.

Një gjë që është po ashtu në mes, janë edhe zgjedhjet e ardhshme të klubit.

Këto zgjedhje do të vendosin shumë sa i përket Barcelonës, ku do të dihet edhe më saktë e ardhja e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Messi në vitet e fundit ka rinovuar për një vit ose dy, por me klauzola që i lejojnë largimin në çdo verë.

Se a duhet të qëndrojë apo të largohet Messi nga Barcelona, mund të votoni edhe ju në sondazhin e përgatitur nga Telegrafi.