Telegrafi

Messi është shndërruar në mjeshtër të gjuajtjeve të lira, legjenda e klubit e sfidon për ta thyer rekordin e tij (Foto/Video)

Nëse fansave të Barcelonës do t’iu duhet t’i zgjedhin një nga dy lojtarët që gjuajnë më së mirë gjuajtjet e lira, atëherë do të ishin në dilemë mes Ronald Koeman dhe Lionel Messi.

Holandezi njihet si njëri prej lojtarëve që gjuante më mirë gjuajtjet e lira, ndërsa në kohën e tij si lojtar i Barcelonës ka shënuar 26 të tillë.

Lexo po ashtu BBC 330-302 MSN

Pas golave kundër Villarreal dhe Athletic Club, Messi ka arritur shifrën e 26 golave nga goditjet e dënimit, duke e barazuar Koemanin.

“Urime që shënove golin e 26 nga gjuajtjet e lira në këtë mbrëmje, Leo Messi! Edhe një për ta thyer edhe një tjerët rekord” , ka shkuar Koeman.

Holandezi është aktualisht trajner i Evertonit dhe shihet si njëri prej emrave të mundshëm që mund ta zëvendësojë Luis Enriquen nëse ky largohet. /Telegrafi/

Golat e Koeman

Golat e Messit