Telegrafi

“Messi është më i miri në histori, Maradona as që krahasohet me të” – Pedro jep mendimin e tij për debatin e madh

Sulmuesi i Lazios, Pedro ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për ish shokun e skuadrës të Barcelona, Lionel Messin.

Pedro theksoi se Messi është më i miri që ka njohur historia e futbollit dhe se Diego Maradona nuk mund të krahasohet me të.

“Messi është numri një në histori. Për mua po, statistikat e tij janë të pabesueshëm”.

“Në të gjitha epokat e futbollit ka pasur shumë lojtarë të jashtëzakonshëm, si Pele, Maradona, Cruyff dhe shumë lojtarë që mund t’i përmendim, që padyshim bënë historinë e një epoke”.

“Megjithatë, për mua, nëse më duhet të zgjedh një është padyshim Messi”, ka thënë ai. /Telegrafi/