Telegrafi

“Messi është më i miri, Iniesta është fantastik”

Iniesta

Marc-Andre ter Stegen, ka lavdëruar dy bashkëlojtarët e tij, Lionel Messin dhe Andres Iniestan, duke thënë fjalët më të mira për dyshen.

Portieri gjerman këtë vit ka kompletuar edicionin e tretë te gjiganti katalunase, ku në fillim të transferimit pati një starti të dobët, ku vendin e titullarit ndante me Claudio Bravon, ndërsa dy sezonet e fundit ndryshoi ky avaz.

Me kalimin e viteve të Barcelonë, Ter Stegen, është bindur për cilësinë e dy bashkëlojtarëve të tij, ku Messin e ka cilësuar si futbollistin më i mirë në botë, ndërsa Iniestan e ka quajtur fantastik.

Ter Stegen ka shoqëri të mirë me Iniestan

“Lionel Messi është më i miri, ndërsa Iniesta është fantastik”, ka deklaruar Ter Stegen.

Ndryshe, Ter Stegen ka edhe shumë vite te Barcelona, pasi vetëm në maj të këtij viti ka nënshkruar kontratë të re e cila e mban në Camp Nou deri në qershor të vitin 2022. /Telegrafi/