Telegrafi

Messi është dëmtuar dhe ka lënë Argjentinën

Lionel Messi pësoi një dëmtim në legen javën e shkuar në Bilbao dhe dëmtimi u përkeqësua mbrëmë, në fitoren e Argjentinës kundër Uruguait.

Në fakt, Barcelona shpresonte që Messi të mos luante, por ishte një sfidë shumë e rëndësishme dhe Messi duhej të ishte në fushë.

Ylli i Barcelonës shënoi golin vendimtar, por dëmtimi u përkeqësua, aq sa Messi është detyruar të kthehet menjëherë në Barcelonë.

Për pasojë, Argjentina do të jetë pa kapitenin në Venezuelë, ndërsa Barcelona pret me ankth kontrollet mjekësore.

Po ashtu për Argjentinën do të mungojë edhe Paulo Dybala që është ndëshkuar me kartonë të kuq.