Site icon Telegrafi

Messi ende nuk e ka nënshkruar kontratën për të vazhduar me Barcelonën

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, ka thënë se Lionel Messi nuk e ka nënshkruar ende kontratën e re me klubin.

Gjigantët nga Nou Camp kishin dhënë lajmin se kanë arritur marrëveshje me Messin për kontratën e re.

“Gjithçka çfarë është folur për marrëveshjen, nuk e kanë qëlluar datë se kur do të nënshkruhet”.

“Gjithçka është gati, do të vazhdojmë kjo është normale”.

“Na duhet vetëm të kemi durim”, ka thënë Meste.

Mestre kishte thënë nga SHBA se Neymar do të qëndrojë 200 për qind në Barcelonë, por ai u largua drejt Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Exit mobile version