Telegrafi

Messi emocionohet pasi takon njërin prej heronjve të tij që po ashtu është sportist (Foto/Video)

Para ndeshjes me Celta Vigon në Camp Nou, Leo Messi ka takuar heroin e tij sportiv.

Po, edhe Leo Messi ka heronj sportiv, pavarësisht faktit se ai është ndoshta futbollisti më i mirë në planet dhe në histori të këtij sporti.

Santiago Lange është një marinar argjentinas (sport me anije me vela) i cili është paraqitur në gjashtë Olimpiada dhe fitoi një medalje të artë.

Ai ka një histori të dhimbshme, por triumfues, pasi ai fitoi betejën me kancerin.

Messi, i cili gjithashtu ka një medalje të artë olimpike, u takua me Langen në qendrën e trajnimin të Barcelonës të premten e kaluar.

Messi dukej mjaftë emocional duke përmbushur një ëndërr të tijën, takimin e një heroi të Argjentinës.

https://twitter.com/olympicchannel/status/838377378921467904

“Ishte shumë emocionuese”, tha fillimisht 55-vjeçari për Barcelona TV.

“Ne kemi kërkuar që ta takojmë Leon dhe Mascheranon. Ishte shumë emocionuese. Më pëlqen shumë thjeshtësia e këtyre yjeve që janë njerëz të mirë”.

“Kam jetuar në Barcelonë, kur kam studiuar në karrierën universitare dhe gjithmonë e kam pëlqyer Barcelonën që nga koha e Johan Cruyff. Unë jam i pasionuar me planifikimin sportiv dhe kulturën e kësaj organizate”.

Lionel Messi mori një fanellë të nënshkruar nga Santiago Large

Shtypi argjentinas ka raportuar se mes Lange dhe Messi ka pasur shoqërinë, foto, autografe dhe një bisedë të këndshme.

Më të ishte edhe djalin e tij në takimin ë nuk mungoi as argjentinasi tjetër Javier Mascherano. /Telegrafi/