Lionel Messi ka emëruar gjashtë bashkëlojtarët e tij të preferuar, duke i dhënë lëvdata disa prej atyre me të cilëve ka luajtur gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë mori pjesë në një intervistë të gjatë me Fernando Polo të Mundo Deportivo, duke reflektuar mbi kohën e tij tek Barcelona, atje ku shënoi 672 gola në 778 ndeshje.
Messi iu bashkua Barcelonës si 13-vjeçar dhe qëndroi tek blaugranasit për 21 vite, të cilët tashmë po festojnë 125-vjetorin e krijimit të klubit.
Argjentinasi momentalisht luan në MLS tek Inter Miami, të cilët së fundmi emëruan ish-bashkëlojtarin e tij Javier Mascherano në krye të stolit.
Duke kujtuar periudhën e tij të mrekullueshme në Spanjë, Messi zgjodhi Guardiolën dhe Ronaldinhon si dy personat që patën më së shumti ndikim tek ai.
Përveç Ronaldinhos, i cili e mori atë nën krahët e tij në fillet e para të karrierës, Messi gjithashtu i dha meritat edhe ish-kolegëve të tjerë si Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez e po ashtu edhe Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.
“Guardiola dhe Ronaldinho janë dy personat të cilët lanë më së shumti shenja tek unë tek Barcelona”.
“Dhe Ronaldinho, për shkak të mënyrës si më priti mua, si më ndihmoi mua dhe sa shumë kishte kjo rëndësi në momentet e mia të para me ekipin e parë”.
“Unë gjithashtu e kujtoj Iniestan dhe Xavin si shumë bashkëlojtarë të tjerë, po ashtu treshja e cila luan me mua tek Miami, me të cilët jemi miq dhe natyrisht, Tito Vilanova i cili na mungon shumë”, ka thënë Messi./Telegrafi/