Ashtu siç pritej, Lionel Messi nuk është paraqitur në testimin e tij për COVID-19 me pjesën tjetër të skuadrës së Barcelonës të dielën në mëngjes.
Kapiteni i Barcelonës duhej të ishte në terrenin stërvitor deri në ora 10:15, por njoftoi klubin të shtunën se nuk do të marrë pjesë.
Si rezultat, Luis Suarez u shfaq në ambientet e Sant Joan Despi i pashoqëruar, pasi zakonisht udhëton me argjentinasin.
Messi beson se koha e tij te Barcelona ka përfunduar pasi ka dorëzuar një kërkesë transferimi përmes faksit gjatë të martës.
Sipas tij, ai është i lirë nga çdo detyrim i lidhur me klubin katalunas, i cili përfshinte edhe testimin për coronavirus me metodën PCR të dielën.
Sidoqoftë, Barcelona po insiston që argjentinasi nuk do të shitet nëse nuk përmbushet klauzola e lirimit prej 700 milionë eurosh.
Jordi Alba dhe Martin Braithwaite ishin të parët që arritën në terrenin e trajnimit për testime, ndërsa skuadra e Ronald Koeman përgatitet të kthehet në stërvitje të hënën. /Telegrafi/