Për herë të parë në 16 vjet, ligat evropiane do të jenë pa Luis Suarez. Pas skadimit të kontratës së tij me Atletico Madridin, El Pistolero vendosi të kthehej në shtëpi te Nacional në Uruguai.
Sulmuesi e filloi karrierën e tij me Nacionalin, një nga dy gjigantët e futbollit uruguaian dhe ka nënshkruar një kontratë gjashtëmujore që do t’i zgjasë deri në fund të vitit.
Të dielën ai u prezantua para fansave në “Estadio Gran Parque Central”, ku mijëra njerëz shkuan për të parë kthimin e tij në shtëpi. Në një prekje të këndshme, Suarez kishte kërkuar hyrje falas për të gjithë fëmijët nën moshën 12 vjeç.
Krahas një numri yjesh uruguaianë dhe një koncerti për mirëseardhjen e tij, Suarezit iu dërgua një mesazh edhe nga Lionel Messi.
“Përshëndetje mik! Epo, ti je tashmë atje. Doja të të dërgoja një përqafim të madh. Të uroj gjithë të mirat në këtë fazë të re. E di sa e rëndësishme është për ty të jesh atje në Nacional, në shtëpinë tënde, në vendin tënd pas kaq shumë kohësh. Për t’u përgatitur për Kupën e Botës”.
“Unë të uroj më të mirat. Tani më duhet të ndjek Nacionalin edhe nga këtu. Ne, tifozët e Newell’s, nuk kemi kujtime të mira me Nacional. Ti tashmë e di që të dua shumë dhe bëjë gjithçka për ty. Të uroj gjithë të mirat dhe shpresoj se do të shihemi së shpejti”, thuhet në video-mesazhin e argjentinasit.
Messi po i referohet finales së Copa Libertadores të vitit 1988, kur ekipi i tij i fëmijërisë Newell’s Old Boys humbje 3-1 ndaj Nacional. /Telegrafi/
Messirve tu saludo 👋🏼😄
El mensaje de Leo Messi para su gran amigo @LuisSuarez9, deseándole lo mejor en esta nueva etapa. #SuárezEnNacional#ElClubGigante 🔴⚪️🔵 pic.twitter.com/MJJUZm9rsS
— Nacional (@Nacional) July 31, 2022