Lionel Messi dhe Suarez priten ti nënshkruajnë kontratat e reja me gjigantin katalunas.
Pas rinovimeve me disa nga futbollistët kryesor, si Neymar Jr, Sergio Busquets dhe Javier Mascherano, Barcelona dëshiron të rinovojë kontratat edhe me yllin argjentinas, Lionel Messi dhe uruguaianin, Luis Suarezit.
Gjiganti katalunas do t’iu ofrojë kontrata të reja tre lojtarëve, pasi Ivan Rakitic, Luis Suarez dhe Lionel Messi së shpejti do t’i rinovojnë kontratat me kampionin e Spanjës.
Ky lajmi është bërë i ditur nga drejtori sportiv i Barcelonës, Albert Soler.
“Pas Mascheranos, Busquets dhe Neymar, të cilët janë lojtarë të rëndësishëm për Barcelonën, tani është koha t’ua rinovojmë kontratat Rakiticit, Suarezit dhe Messi. Klubi nuk do të ndalet”, ka konfirmuar Soler. /Telegrafi/