Telegrafi

Messi e Suarez shënojnë, Barcelona krijon epërsi të kënaqshme ndaj Borussia Dortmundit

Luis Suarez e Lionel Messi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Barcelona ka arritur të shënojë dy herë në pjesën e parë ndaj Borussia Dortmund në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Katalunasit duke se janë në formë dhe po luajnë për mrekulli ndaj Borussia Dortmund.

Ousmane Dembele e lëshojë ndeshjen në minutën e 26-të, nga një dëmtim ndërsa në vendin e tij u fut Antoine Griezmann.

Pas tre minutash vjen goli i parë i ndeshjes, kur Luis Suarez e përmbyll një aksion të mirë të Barcelonës për 1-0.

https://twitter.com/BTVideoClips/status/1199790711203254272

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë.

Kësaj radhe ishte Lionel Messi ai që shënoi, po ashtu pas një aksioni të rrjedhshëm me Suarez.

https://twitter.com/Maleka_Moroane/status/1199790463152209921

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Barcelona 2-0 edhe pse kishte disa raste tjera. /Telegrafi/