Lionel Messi mund të mos jetë më një lojtar i Barcelonës, por ai ende ka interesim të madh te veprimet e fundit nga Spanja.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë nënshkroi për PSG-në në verë pas 21 vitesh me Barcelonën në një transferim historik si lojtar lirë.
Por, ai nuk e ka harruar plotësisht ish-skuadrën e tij që luan në Spanjë, siç zbuloi një postim në Instagram nga bashkëshortja e tij Antonela Roccuzzo.
Roccuzzo postoi një fotografi në storien e saj duke lexuar një libër, por në sfond ishte e dukshme pjesa e ekranit të televizorit në shtëpinë e Messit.
Dhe në të ishte gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës midis Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao.
Bilbao fitoi ndeshjen 2-1, duke krijuar një takim final të Superkupës kundër Real Madridit.
Shokët e vjetër të skuadrës së Messit në Barcelonë mund të ishin aty, por ata humbën nga Real Madrid në një disfatë dramatike 3-2 në gjysmëfinalen tjetër të mërkurën. /Telegrafi/