Telegrafi

Messi e ”shaktërroi” në “Bernabeu”, Ronaldo ia prish ahengun të dashurës

Georgina Rodriguez, e dashura e Cristiono Ronaldos kishte organizuar një festë në shtëpinë e yllit portugez për të festuar fitoren e “El Clasico’s”.

Por, kjo u anulua prej lojtarit pas asaj humbje drastike ndaj rivalit historik, Barcelonës.

Sipas tabloidit portugez “Correio da Manha”, Ronaldo i ka ndalur të dashurës çdo organizim në shtëpi pasi kjo sjell fat të keq.

Pos paraqitjes së dobët, Ronaldos iu desh të ishte dëshmitar i një ndeshje perfekte të rivalit Lionel Messit.

Ky i fundit shënoi golin e 500 në karrierë në sekondat e fundit të lojës në mes të “Santiago Bernabeut” duke i dhënë tre pikë jetike Barcelonës në luftë pvr titullin e kampionit në La Liga.