Telegrafi

Messi do e publikojë vendimin e tij rreth të ardhmes në këtë javë

Lionel Messi do të tregojë për të ardhmen e tij në këtë javë, derisa lidhet me një largim nga Barcelona, raporton mediumi argjentinas, Ole.

Pas dështimi në Ligën e Kampionëve, duke humbur 8-2 nga Bayern Munichu në çerekfinale, kupa e durimit për argjentinasi është mbushur.

Interi, Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë skuadrat më të interesuara në Evropë, derisa gjashtë herë fituesi i Topit të Artë thuhet se o kërkon aventurë të re.

Pas një karriere të tërë të kaluar te Barcelona, 33-vjeçari mendon se është koha e duhur që t’i ndajë rrugët me klubin.

Messi mund të ribashkohet me Pep Guardiolën te Manchester City, mirëpo nuk përjashtohet që të rivalizojë Cristiano Ronaldon, por tani te Interi.

Ditë më parë është raportuar se disa anëtarë të bordit të Barcelonës janë të gatshëm të shesin argjentinasin, për të bërë me dije te lojtarët e tjerë se askush s’është mbi klubin. /Telegrafi/