Site icon Telegrafi

Messi e pranon publikisht: Kjo nuk është Copa America më e mira për mua, e rëndësishme është fitorja

Lionel Messi dhe Lautaro Martinez. (Photo by Lucas Uebel/Getty Images)

Argjentina është kualifikuar për në gjysmëfinale të Copa America.

Skuadra e udhëhequr nga Lionel Scaloni ka mposhtur Venezuelën në çerekfinale 2-0 për të kaluar në gjysmëfinale ku do të përballet me Brazilin.

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka folur për formën jo të mirë që po e kalon.

Messi ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshke, atë ndaj Paraguait nga pika e bardhë.

Lautaro Martinez dhe Lionel Messi . (Photo by Bruna Prado/Getty Images)

“E vërteta është kjo që nuk është Copa America më e mira për mua në aspektin personal”.

“Ka ndeshje, që luhen në këtë mënyrë, ka situata të komplikuara, kur duhet të bësh diçka ndryshe. Gjëja e rëndësishme është që ne fituam dhe vazhdojmë përpara”, u shpreh Messi.

Ylli i madh i Barcelonës dhe Argjentinës e vlerëson skemën e trajnerit Scaloni.

“Ne e dimë se kjo skemë me tre sulmues ka diçka thelbësore. Duhet të kthehemi e të ndihmojmë edhe në fazën mbrojtëse”.

Brazili dhe Argjentina do të përballen të martën pas mesnate me kohën tonë lokale (2:30) në gjysmëfinale. /Telegrafi/

Exit mobile version